Marrin fund dilemat, Modric vendos të ardhmen e tij

Kroatët e Interit mund të bëhen katër, Modric alternativa e mundshme

Marrin fund dilemat për Luca Modricin. Interi e pret, ndërsa Reali insiston ta mbajë dhe as që ka ndërmend ta largojë. “Marca” shkruan se kroati është pranë rinovimit me kampionët e Europës. Mungon vetëm firma e Modriç për të zyrtarizuar rinovimin e lojtarit dhe vazhdimin e karrierës në kryeqytetin spanjoll.

Reali i Madridit ka vendosur t’i rrisë rrogën nga 8 në 10 milionë euro në sezon. Kjo do të bënte që mesfushori të kishte të njëjtën pagë më Serxho Ramos.

Klubi “Merengues” dëshiron të shpërblejë 32-vjeçarin kroat për performancat e mira dhe e sheh atë si një lojtar jetik për ekipin. Siç raporton gazeta spanjolle, diçka ka ndryshuar gjatë ditës së sotme dhe në klubin e Realit janë të bindur që rinovimi i Modriç do të vijë shumë shpejt.