Aktualitet 3 Prill 2018, 06:57

Protesta e dhunshme në Kukës, pritet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e dhunshme në Kukës, pritet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit

23 qytetarët që janë arrestuar para tri ditësh pasi morën pjesë në protestën e dhunshme në Kukës, kundër taksës për Rrugën e Kombit, pritet t’u caktohet masa e sigurisë. Ashtu siç u dha edhe dje, Gjykata e Kukësit do të caktojë në orët në vijim masën për protestuesit, të cilët u transferuan pardje në Tiranë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
 Mësohet se dosja e personave të arrestuar ka mbërritur pranë Gjykatës që prej ditës së djeshme. Ndërkohë, 13 persona janë shpallur në kërkim.

Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë.

Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia.

Aktualitet pritet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit Protesta e dhunshme në Kukës