Masakër në Vlorë, 24- vjeçari vret 8 persona me armë zjarri

Masakër në Vlorë, 24- vjeçari vret 8 persona me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Resulaj në Selenicë të Vlorës ku nga të shtënat me armë zjarri dyshohet se kanë mbetur të vdekur 8 persona. 

Po ashtu ka dyshime se ka qenë një 24-vjeçar me mbiemrin Zyka, që ka hapur zjarr me automatik ndaj disa të tjerëve, ndërsa thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Por ky fakt ngelet për t’u konfirmuar edhe nga kartelat mjekësore të spitalit psikiatrik të Vlorës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE. Autori është ende në gjendje të lirë dhe i armatosur, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti. RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Selenicë, Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. 

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vijon…

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti