Sport20 Tetor 2018, 11:59

Materazzi: Gattuso na mungon në derbi, Juventusi ishte 10 vite dritë para

Shkruar nga Pamfleti
Materazzi: Gattuso na mungon në derbi, Juventusi ishte 10 vite dritë

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka folur një ditë para derbit të “Madoninës”, duke komentuar sfidën mes Interit dhe Milanit. “Unë kam qenë gjithmonë shumë mirë, kundër Juventusit dhe Milanit. Por mendoj se tifozët e Milanit do të më donin ende në fushë, ashtu si tifozët e Interit do të donin Gattuson”-ka thënë ndër të tjera Materazzi.

Më tej ish-mbrojtësi zikaltër është shprehur: “Unë mendoj se do të jetë një derbi i mirë. Ata do të kërkojnë të fitojnë me forcë, sepse dhe gabimi më i vogël nuk tolerohet. Shpresoj të mos jem gabim”-ka thënë Materazzi.

Sipas ish-mbrojtësit të Inter, Spalletti e ka më të lehtë detyrën, pasi ai ka shumë cilësi jo vetëm te titullarët por edhe në stol. “Nëse ktheni kokën nga stoli do të shihni shumë cilësi. Ai (Spalletti) ka lojtarë të mëdhenj dhe të rrezikshëm në faza të caktuara, mbi të gjitha ata dinë të qarkullojnë mirë në hapësira”-ka thënë Materazzi.

Gjashtë apo shtatë vite më parë thashë se ata (Juventus), ishin dhjetë vite para të gjithëve, shpresojmë që ata të mos jenë më”-ka thënë Materazzi, ndërsa për arbitrimin dhe gafat e tyre shprehet se: “Nuk mbaj mend që ka pasur probleme të veçanta me arbitrimin në një derbi. Kundër një kundërshtari tjetër, po sigurisht që po…”-ka thënë një nga idhujt e tifozerisë së Interit.

Sport Inter Marco Materazzi