Sport13 Tetor 2018, 19:56

Mavraj bën parashikimin e tij: Mjafton të jetë me 0 për ne

Shkruar nga Pamfleti
Mavraj bën parashikimin e tij: Mjafton të jetë me 0 për ne

Mërgim Mavraj do të jetë kapiteni i Shqipërisë në të gjitha ndeshjet e ardhshme. Qendërmbrojtësi foli përkrah trajnerit Christian Panucci para ndeshjes me Izraelin. 

Mërgim, ka ndryshuar diçka tani që jeni në statusin e kapitenit?
Mund të them se gjithçka është njësoj, por nuk është e vërtetë, pasi është diçka shumë speciale, sepse gjërat i sheh me një sy tjetër, me më shumë thellësi. Edhe trajneri flet ndryshe dhe detyrat i ke më ndryshe. Është performancë ime që peshon më së shumti. Uroj që të jap më të mirën dhe nesër si kapiten.

Si ndiheni më mirë me një mbrojtje me 3, me 4 apo me 5 mbrojtës?
E rëndësishme është që të funksionojmë si një skuadër kompakte. Nuk peshon shumë se çfarë sistemi do luajmë, e rëndësishme është që në fund të ketë sukses. Nuk luan rol vetëm mbrojtja, pak rëndësi ka se sa shumë mbrojtës janë.

Si është gjendja juaj fizike?
Unë jam gati për të luajtur 90 minuta. Jo vetëm për të luajtur, por për të dhënë më të mirën time për ekipin.

Jeni më të përgatitur se kundërshtari në këtë ndeshje?
Në dallim nga ndeshja e një viti më parë dhe kjo e një muaj imë parë ka ndryshuar shumë. Ishte ndeshja e parë e trajnerit të ri në Shqipëri dhe tani janë rritur e janë pak më të fortë. Idenë e trajnerit e shfaqin më mirë. Do të jetë pak më e vështirë pas fitores së fundit që bënë. E kemi analizuar mirë, trajneri na ka përgatitur mirë. Nëse kemi vetëbesim them se do të fitojmë dhe nesër. Është një ndjesi që nuk përshkruhet, kemi vetëbesim nga natyra. Me stërvitjet tona që kemi bërë them se do të mjaftojnë, edhe pse ndryshon klima apo jo. Nuk bën dallim për ne.

Do mjaftonte një fitore 1-0?
Do mjaftonte 1-0, por me 0 në fund është gjithnjë mirë për ne.

Sport Mërgim Mavraj Shqipëria