Aktualitet16 Nëntor 2018, 18:20

Mavraj si “ushtar” me himnin / Panucci si “rreshter” dhe i përgjigjet Dukës!

Shkruar nga Pamfleti
Mavraj si “ushtar” me himnin / Panucci si “rreshter” dhe

Kapiteni Mërgim Mavraj dhe trajneri Christian Panucci kanë folur para ndeshjes me Skocinë nga konferenca për shtyp nga stadiumi i Shkodrës, “Loro Boriçi”. Të dy janë të bindur te fitorja. I pari foli kapiteni Mavraj.

“Përgjegjësia është e çdo futbollisti në fushë. Goli që pësuam në Izrael, i pari, ishte gabim, pasi nuk e treguam veten të aftë në atë moment. Trajneri ka të drejtë. Kjo na ndikoi ndeshjen e fundit. Nëse përmirësohemi në këtë pjesë, besoj se kemi gjasa të ia dalim. Duhet të jemi të përqendruar në momentet e duhura.

“Në këto ndeshje të rëndësishme, goditjet standarte kanë fituar shumë vlerë. Stërvitja gjatë javës është tjetër gjë në krahasim me ndeshjet. Kur jemi në stadium me 40 apo 50 mijë spektatorë, nuk mund të themi që një lojtar, ose kapiteni apo lideri kanë gabim. Nuk ka dallim kush është kapiteni. 11-të ushtarë jemi në fushë. Nuk jam unë i vetmi, jemi të gjithë për një dëshirë e qëllim për të mos pësuar. Nuk është garanci që po nuk fole nuk do ta pësosh. Duhet ndihma e të gjithëve. Besoni te fitorja? “Nëse nuk do të besonim nuk do të luanim fare”.

Pas Mavrajt ka folur dhe trajneri Christian Panucci, ky i fundit rrezikon stolin në ndeshjen ndaj Skocisë dhe këtë gjë e pranoi hapur dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Sinjal i qartë për italianin. Numri një i stolit mendon se kjo ndeshje do të fitohet me patjetër.

“Grezda është mirë, ka punuar gjatë javës, dje donte të stërvitej pro e mbajta që të mos rrezikoja, Ndoj mendoj se ka ende disa probleme. Është e vërtetë që është vit i keq. Duhet ta përmbysim situatën, por di që përveç Kosovës dhe Ukrainës, ku ishim pak konkurrues, në ndeshjet e tjera kemi pësuar në goditje standarde. Nuk është një moment pozitiv për ne. Balaj në fushë? Të shohim nesër. Nëse do të jetë për të thirrur njerëz në stadium them se luan, pro ta shohim nesër. Kam shuam dyshime ende për formacionin që do të luajë. Duka nuk e ka thënë që rrezikoj. Unë bëj punën time me aq pasion dhe seriozitet, nuk më vënë nën presion. Si fitojmë? Nëse bëjmë një gol më shumë”.

Kryesore Christian Panucci Kombëtare