Kosova24 Mars 2022, 18:14

Mbahet gjyqi kundër Thaçit, avokati mbrojtës akuza të forta Prokurorisë Speciale se po fsheh dokumentet  

Shkruar nga Pamfleti
Mbahet gjyqi kundër Thaçit, avokati mbrojtës akuza të

Mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën statusore të radhës në Gjykatën Speciale ka shprehur shqetësimin me taktikat e Prokurorisë, e cila po zvarrit dorëzimin e dokumenteve.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se deri më tani mbrojtja ka kërkuar mbi 1000 dokumente të ndryshme. Sipas tij, ndonëse ishte premtuar se ato do t’i dorëzohen mbrojtjes, deri më sot kjo nuk ka ndodhur.

“Ne kemi kërkuar prej konferencës së fundit mbi 1000 dokumente. Asnjë premtim nuk është përmbushur. Jemi të shqetësuar me vonesat. Kemi shumë dëshmitarë, rreth 100 prej tyre të cilëve nuk ua dimë emrat, nuk e dimë kush janë, nuk dihet vende. Të gjitha janë të redaktuara“, ka shtuar ai.

Më tej Gregory Keohe, ka thënë se prokuroria duhet të kërkojë dokumente nga qeveria amerikane dhe nga shërbimi i CIA-së lidhur me UÇK-në. “Parashtrimit të mbrojtjes së Thaçit sa i takon kontakteve me Qeverinë amerikane, shkalla e bashkëpunimit apo materialeve që mund të kemi marrë është tërësisht spekulative nuk ka absolutisht asnjë bazë të mendosh së ZPS-ja ka akses apo ka në zotërim dokumentacione ashtu siç sygjeron ajo mbrojtje”, ka thënë Lawson, raporton “Indeksonline”.

Prishtine Gjyq Hagë Thaçi