Aktualitet 5 Prill 2018, 09:27

Mbajeni o burra se ra! Bashën e kapin prej krahësh për të kaluar bordurën (Fotolajm)

Shkruar nga Pamfleti
Mbajeni o burra se ra! Bashën e kapin prej krahësh për të

Mbajeni o burra se ra! Bashën e kapin prej krahësh për të kaluar bordurën (Fotolajm)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëhequr protestën opozitare dhe bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës në zonën e Vorës, e cila është konsideruar si e paligjshme nga policia, që nuk ka dhënë autorizim për tubimin në fjalë.

Në këtë aks janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, të cilat rrezikojnë edhe qarkullimin e udhëtarëve për në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Kreu i PD shihet në këto foto teksa mbërrin në protestë dhe kapërcen bordurat. Basha është ndihmuar nga protestuesit për të kaluar rrugën nga ana tjetër. Një shkelje kjo e sinjalistikës rrugore.

Aktualitet kreu i PD Lulzim Basha