Politike12 Dhjetor 2018, 13:04

Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama merr dy vendime të rëndësishme për fundvitin

Shkruar nga Pamfleti

Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama merr dy vendime të rëndësishme për fundvitin

Kabineti qeveritar është mbledhur edhe këtë të mërkurë, ndonëse para selisë së kryeministrisë vijon protesta masive e studentëve. Ndërsa pritej marrja e një vendimi për kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama ka zhgënjyer të rinjtë, pasi ka njoftuar vendimin vetëm për pensionistët dhe çekun e bebes.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)?


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)?Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin?”, shkruan Rama në Twitter.

“Kryeministri Rama rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin”, thuhet në një deklaratë të zyrës së shtypit të Ramës.

Politike Edi Rama Mbledhje qeverie pensionistët vendimet