Showbiz15 Shtator 2019, 21:37

Mbeten shokë edhe pas divorcit: Çiftet e showbizit që braktisëm tabut e së shkuarës

Shkruar nga Pamfleti

Mbeten shokë edhe pas divorcit: Çiftet e showbizit që braktisëm tabut e së shkuarës

Ndarja në ditët e sotme nuk është tabu por konsiderohet si zgjidhja më e mirë e mundshme kur gjërat mes çifteve nuk funksionojnë. Madje një pjesë e personazheve publik jo vetëm që e kanë kapërcyer këtë tabu por kanë shkuar përtej kësaj, duke ruajtur raport shumë të mire me ish- partneret e tyre edhe pas divorcit.

Ja disa nga figurat publike shqiptare që edhe pas ndarjes vazhdojnë të kenë raport të mire edhe me ishat dhe familarët et yre.

Ndarja e Robertit me Norën u komentua mjaft gjatë, por më së shumti mori vëmendjen miqësia e tyre që do të vazhdoj edhe  pas ndarjes.  Ndarja më e fundit e showbizit është e Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Çifti prej muajsh përfliteshin se nuk janë më bashkë, por ata e pranuan vetëm atëherë kur ishte momenti duhur. Me anë të një postimi në Instagram Roberti deklaroi se ai dhe Nora nuk janë më bashkë. Këngëtari u shpreh se ai dhe Nora do jenë miq përgjithmonë dhe i është falenderues që ka sjellë në jetë vajzën e tyre Renee.

“Unë edhe Nora nuk jemi me bashkë, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees dhe shokë të mirë. Nora Istrefin e falenderoj shumë që ma ka sjellë në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006…Noriq t’kam borxh tan jetën. Të uroj gjithë të mirat”, shkruante Roberti. Ndërkohë edhe Nora e ftuar në “Xing me Ermalin”, deklaroi se Roberti do mbetet babai i vajzës së saj kështu që do e respektojë gjithmonë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në dhjetor të vitit të kaluar Stine deklaroi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Graciela në mënyrë miqësore dhe duke e falenderuar publikisht për çdo moment të bukur që kishin kaluar bashkë.

Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë që kemi kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje”, shkruante Stine. Edhe Graciela në intervistat pas ndarjes deklaroi se me Stinen kanë mbetur miq dhe vazhdon ta respektojë si babain e fëmijës.

Adrola Dushi dhe bashkëshorti i saj Adisi janë ndarë gjithashtu pa sherre por në mënyrë miqësore e këtë e ka treguar vetë Adrola e ftuar vitin e kaluar në “Xing me Ermalin”.

Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë. Kjo është gjë e mirë”, u shpreh Adrola. Madje modelja shpesh është parë me ish-bashkëshortin pasi çifti takohen për shkak të djalit.

Bleona dhe Ganiu u ndanë në vitin 2014 por edhe sot e kësaj dite përmenden si një nga çiftet më simpatik të showbizit dhe që vazhdojnë të jenë miq.

“Unë doja të ndiqja ëndrrën time dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt. Kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm kam folur lirshëm me të. Nuk kam ndërmend të kthehemi bashkë sepse gjërat kanë mbaruar. Ai është prapë në jetën time, por në një tjetër formë që futet brenda idesë së ‘familjes”, është shprehur Bleona.

Në vitin 2014 u ndanë gjithashtu edhe çifti Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi. Edhe pas ndarjes dyshja ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira.

Madje Teuta shkon shumë mirë edhe me partneren e Bleros, Afronën i cili së shpejti do martohet për herë të dytë. Ndërkohë Teuta ka krijuar familjen e saj dhe është shumë e lumtur me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri. Dikur ishin të lidhur, ndërkohë që sot ndajnë koncertet bashkë duke performuar para fansave.Ledri Vula dhe Dua Lipa.Ndonëse ishin të lidhur vite më parë, ata janë miq të mirë, madje Ledri kaloi disa ditë pushimi me të atin dhe vëllain e Dua Lipës

 

Showbiz Mbeten shokë edhe pas divorcit: Çiftet e showbizit që braktisëm tabut e së shkuarës