Bota15 Maj 2019, 16:59

Mbyllen kishat në Kinë, vendimi ‘i çmendur’ i qeverisë, arrestohen pastorët

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllen kishat në Kinë, vendimi ‘i çmendur’ i

Mbyllen kishat në Kinë, vendimi ‘i çmendur’ i qeverisë, arrestohen pastorët

Partia Komuniste e Kinës po intensifikon persekutimin fetar, ndërsa popullariteti i krishterimit rritet. Do të bëhet një përkthim i ri i Biblës për të krijuar një kuptim të saktë mbi tekstin.

Kisha në jug-perëndim të Kinës është mbyllur dhe pastori më i njohur i kishës kineze, Wang dhe gruaja e tij, Jiang Rong, mbeten në paraburgim pasi policia arrestoi më shumë se 100 anëtarë të Kishës Rain Early në dhjetor.

Ëang dhe gruaja e tij po akuzohen për “nxitje të përmbysjes”, një krim që sjell një gjobë deri në 15 vjet burg.

Kjo kishë është ‘viktima’ e fundit e asaj që krishterët kinezë dhe aktivistët e të drejtave thonë se është goditja më e keqe e fesë që nga revolucioni kulturor i vendit, kur qeveria e Mao Ce Dun-it u zotua të zhduk fenë. Studiuesit thonë se lëvizja e tanishme, e nxitur nga shqetësimi i qeverisë për numrin në rritje të krishterëve dhe lidhjet e tyre të mundshme me Perëndimin.

Gjatë vitit të kaluar, qeveritë lokale kanë mbyllur qindra kongregacione jozyrtare, që veprojnë jashtë rrjetit të kishës së miratuar nga qeveria. Një deklaratë e nënshkruar nga 500 udhëheqës të kishave në nëntor thotë se autoritetet kanë hequr kryqet nga ndërtesat, detyruan kishat të varnin flamurin kinez dhe të këndonin këngët patriotike dhe t’i ndalonin të miturit të merrnin pjesë.

Një tjetër kishë në Chengdu u vu nën hetim javën e kaluar. Më pak se një javë pas arrestimit në masë të pjesëtarëve të Kishës ‘Rain Earl’y, policia bastisi një shkollë të dielën për fëmijë në një kishë në Guangzhou.

Zyrtarët kanë ndaluar edhe kishën e Sionit prej 1,500 anëtarësh në Pekin, pasi pastori i saj refuzoi të instalonte CCTV. Në nëntor Kisha e Reformuar Biblike u mbyll për herë të dytë në tre muaj.

“Partia Komuniste Kineze (PKK) dëshiron të jetë Perëndia i Kinës dhe e popullit kinez, or sipas Biblës vetëm Perëndia është Perëndi. Qeveria është e frikësuar nga kishat, “-tha Huang Xiaoning, pastor i kishës.

Ndërsa PKK është zyrtarisht ateiste, protestantizmi dhe katolicizmi janë dy nga pesë besime të sanksionuara nga qeveria dhe liria fetare është ruajtur në kushtetutë që nga vitet 1980. /The Gauardian/

Bota Arrestohen pastoret Kinë Mbyllen kishat