Sport20 Qershor 2019, 10:44

Mbyllet telenovela e merkatos, Felix firmos me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet telenovela e merkatos, Felix firmos me ekipin e ri

Joao Felix është padyshim një ndër emrat më të përmendur të kësaj merkatoje, me 19-vjeçarin që kërkohet nga e gjithë Europa.

Gjithsesi, duket se çdo gjë po shkon drejt fundit dhe siç raportojnë mediat në Spanjë, ylli portugez do të firmosë sot me ekipin e tij të ri, që do të jetë Atletico Madrid.

Një lajm të tillë e konfirmojnë mediat më të mëdha në Spanjë, ku jepet e sigurt se portugezi do të jetë lojtari i ri i Atletikos. Nga kontrata e re, pritet që Zhoao Feliks të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa madrilenët do të paguajnë 120 milionë euro te Benfika.

Sport