Aktualitet12 Tetor 2018, 18:03

Mbyllja e basteve, rrëzon qeverinë “OLSI KAZINO”, 23 deputetë të PS, nuk do jenë më “dele” të Ramës e Ballës, t

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllja e basteve, rrëzon qeverinë “OLSI KAZINO”, 23

Nëse deri tani, “krye-legjionari i korrupsionit e krimit”, i ka konsideruar, trajtuar e përdorur 74 deputetët e PS, si afro 7000 kilogramë “copa mishi me dy sy”, tashmë pjesa e atyre që duan PS, i kanë shprehur “padishahut” të çmendur të partisë, se nuk do jenë më “vota-dele”,  por do votojnë kundër, duke nisur nga ligji për bastet sportive

Çmenduria e kryeministrit Edi Rama, për të mbyllur një aktivitet privat, i cili zhvillohet si biznes masiv në qendër të SHBA edhe nga ai, që drejton “Shtëpinë e Bardhë”, duket se nuk do të kalojë lehtë për qeverinë shqiptare, e cila nuk ka lekë, as për të dezifektuar WC e shkollave.

Në rastin e urdhërit çmendarak, për të mbyllur bizneset e ligjshme të pikave të basteve e për më tepër heqjen e reklamimit tyre në media, duket se heshtja, që po mbizotëron në “moçalin” e PS, nuk është miratim si “dele” prej deputetëve, por një “dallgë” e padukshme në fund të këtij “moçali”, që këtë herë do shpërthejë, para 31 dhjetorit 2018, pa u dhënë akoma, lëmosha e denigruese “Rama-Ahmetaj” e Vitit të Ri, për pensionsitët.

Pas këtij urdhëri 100% antiligjor dhe me skemë interesash familjare të kryeministrit e bandës së tij blu dhe të kuqe, deputetët e zonave dhe kryebashkiakët socialistë, janë vënë nën presionin e bizneseve të basteve sportive dhe mijëra të punësuarve në to, duke i paralajmëruar, se do të jenë kundër tyre, në çdo fushatë, madje edhe me financime, për të mos e votuar më PS.

Këtë ultimatum, sipas burimeve tona, i pari ia ka përcjell Ramës, deputeti i Fierit, Gramoz Ruçi, deputeti i Beratit Blendi Klosi dhe 23 deputetë të tjerë të Vlorës, Korçës e Elbasanit, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Shkodrës, si dhe 25 kryebashkiakë, të qyteteve të mëdha, ku bastet sportive janë biznes i zgjeruar e me shumë të punësuar.

Sipas informacioneve, deputetët dhe kryebashkiakët, të cilët e dinë fuqinë e bizneseve në fushata dhe ndikimin e tyre në numrin e votave, kanë vendosur ta “konsultojnë politikisht” këtë urdhër me Ramën e nëse ai, nuk e anulon ose modifikon, nuk do t’i binden me votë në parlament, për këtë ligj.

Të gjendur përballë kësaj “bombe” para-elektorale, deputetët dhe kryebashkiakët “mavi”, me një kryetar partie “mavri”, pasi kanë testuar situatën e zonave të tyre, i kanë paraqitur “mendje-ndriturit” Edi Rama, tre fakte, që rrënojnë pozitat dhe ekzitencën e PS në zona, nëse bëhet ligj, mbyllja e këtyre bizneseve.

Këtë llogari, deputetët dhe kryebashkiakët e PS, ia kanë paraqitur Edi Ramës, shoqëruar me nëntekstin, se nuk do ketë më terren e fuqi, që 74 deputetët e PS, të vazhdojë t’i konsiderojë, trajtojë e përdor, si afro 7000 kilogramë të ndarë në “copa mishi mishi me dy sy”, që duhet të votojnë çdo biznes-ligj, të interesave të klikës mafioze e hajdutërore, të krijuar prej tij e botës së krimit, brenda dhe jashtë PS e qeverisë.

Tashmë, deputetët kanë shprehur “tullë” shqetësimin faktik që vlon në zona, tek “padishahu” i çmendur i PS, duke i kujtuar, se duke nisur nga ligji për mbylljen e pikave të basteve, ata nuk do të  jenë më “vota-dele”,  por do votojnë kundër.

Ky sinjal u dha edhe më ligjin e basteve sportive në vitin 2015 dhe modifikimin e tij në vitin 2016, kur deputetë të mazharancës, votuan kundër, ndaj dhe parlajmërimi nuk është “shashkë”, por një vendim i pritshëm prej 23 deputetëve deri sot, që do të thotë, se qoftë edhe minimalisht me 5 vota kundër, bie qeveria “Olsi Kaziono”, “Vilma-Çeck-up”, “Rrahman-Xhisiela”, “Balla Bego” e llumra dhe krime të tjera, që kanë stampën “Rama”./Pamfleti

Kryesore 23 deputetë të PS Klosi e Ylli Mbyllja e basteve nuk do jenë më “dele” të Ramës e Ballës rrëzon qeverinë “OLSI KAZINO” të parët Ruçi