Para nëntë vitesh Aurela Gaçe gëzoi emrin nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Grace.
Ditën e sotme, vajza e saj feston ditëlindjen e cila mbush plot nëntë veç. Nuk kishte si të mungonte edhe një urim me fjalë të ngrohta nga këngëtarja duke e shoqëruar me një foto të vajzës.
“9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë. Prandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona. Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i pare”- ka shkruar Aurela.