Aktualitet20 Shtator 2019, 21:05

Me kë e ka Tahiri?! Ish-ministri reagon sërish pas dënimit: Po të isha njeri i prapaskenave nuk do isha këtu ku jam

Shkruar nga Pamfleti
Me kë e ka Tahiri?! Ish-ministri reagon sërish pas dënimit: Po

U deshën shumë seanca e shumë orë në një seancë të fundit ditën e sotme për të dalë me vendimin përfundimtar. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur mbrëmjen e djeshme që Saimir Tahiri të dënohet me 5 vjet burg që konvertohen në shërbim prove 3 vjet sepse ai ka përfituar gjykimin e shkurtuar. Tahiri është dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në TVSH foli për dënimin 3.4 vjet me shërbim prove nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre.

Tahiri u shpreh se vendimi ndaj tij është marrë nën shantazh e kërcënime të një pjese të interesuar të politikës. Ai shtoi se nuk është një njeri i prapaskenave, por i drejtpërdrejtë dhe beson se vendimi i dhënë ka qenë me sforco.

“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk kam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nu do isha këtu ku jam e nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, deklaroi Tahiri.

Kanë qenë të shumta aludimet se në daljet e tij publike ish-ministri ka dërguar gjithmonë mesazhe të koduara për rivalët e tij në Partinë Socialiste, e duket se dhe sonte ai ka lënë hije dyshime, duke nënkuptuar se dhe procesi ndaj tij ka qenë pjesë e prapaskenave. /Pamfleti

Aktualitet