Aktualitet19 Shtator 2018, 11:08

‘Më lironi se dua të filloj shkollën’, Krimet e Rënda marrin vendimin për të riun që u kap me milionat në ‘Toyota

Shkruar nga Pamfleti
‘Më lironi se dua të filloj shkollën’, Krimet e

‘Më lironi se dua të filloj shkollën’, Krimet e Rënda marrin vendimin për të riun që u kap me milionat në ‘Toyota Yaris’

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Klevi Likës për ndryshimin e masës së sigurisë. 18-vjeçari Lika u ka në kuadër të operacionit ‘Toyota Yaris, ku u gjetën të fshehura 3.4 milionë euro.

Prokuroria kërkoi rrëzimin e kërkesës së bërë nga pala mbrojtëse e adoleshentit me pretendimin se duhet të vijnë letërporositë nga Anglia, Belgjika dhe Italia. Sipas prokurorit të çështjes, lirimi i të riut do cenonte procesin e hetimeve.

“Deri sa të vijnë letërporositë nga Aglia, Belgjika, Italia, nuk mund ta lirojmë. Ndikon në procesin e hetimit”, ka thënë prokurori i çështjes.

Klevi Lika kërkoi lirinë në Gjykatë me pretendimin se do niste shkollën. Ai u arrestua si shoqërues i automjeteve të ardhura nga Belgjika dhe Gjermania, të ngarkuara në një Bizark, i cili u ndalua në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar brenda në automjete, në një “Toyota Auris” u sekuestruan 3.4 milionë euro origjina e të cilave nuk dihet.

Aktualitet ‘Toyota Yaris’ 3.4 milione euro Klevi Lika