Bota24 Mars 2018, 08:01

“Më mba mua peng, liro një grua’, heroizmi i oficerit francez që vdiq gjatë përplasjes

Shkruar nga Pamfleti
“Më mba mua peng, liro një grua’, heroizmi i oficerit

“Më mba mua peng, liro një grua’, heroizmi i oficerit francez që vdiq gjatë përplasjes

“Vdiq si hero”. Keshtu e kane pershkruar vdekjen tragjike te oficerit te policisë franceze, nënkolonelit Arnaud Beltrame, 45 vjeç qe humbi jeten dje ne perplasjen me pengmarresin ne supermarketin francez.

Mediat e huaja raportojne se që shkoi me shpejtesi dhe u vetofrua për shkëmbim me njërin prej pengjeve humbi jeten ne spital, pa i mbijetuar dot plageve te marra.

Vete presidenti francez Macron tha se ai vdiq si nje hero i vertete dhe tregoi një kurajo të jashtëzakonshme.

Punonjësi i Xhandarmërisë franceze ndihmoi t’i jepej fund sulmit terrorist të një agresori të armatosur që kishte vrarë 3 persona të pafajshëm në një qytet jugor të Francës, përpara se të vritej nga policia.

Autori i identifikuar  si 25-vjeçari Redouane Lakdim, u tha se ishe radikalizuar dhe gjatë pengmarrjes kishte deklaruar se ishte një ushtar i bindur i Shtetit Islamik.

Në total 16 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, në atë që Macron e përshkroi si një akt të “terrorizmit islamik”.

Ai kerkoi lirimin e Salah Abdeslamit, të mbijetuarit të vetëm e më të rëndësishëm të sulmeve të 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat humbën jetën 130 persona.

Ballkani “Më mba mua peng heroizmi i oficerit francez që vdiq gjatë përplasjes liro një grua’