Aktualitet18 Prill 2019, 03:18

‘Me model flokësh Backstreet Boys’, publikohet video e rallë e Lulzim Bashës, kur punonte si përkthyes

Shkruar nga Pamfleti
‘Me model flokësh Backstreet Boys’, publikohet video e

'Me model flokësh Backstreet Boys', publikohet video e rallë e Lulzim Bashës, kur punonte si përkthyes

Nënkryetari demokrat Edmond Spaho ka bërë një status, ku shprehet se holandezët do ia hanë kokën Ramës dhe përmendi mes holandezëve skuadrën e Ajaksit, parlamentin holandez, që votoi kthimin e vizave për Shqipërinë dhe Lulzim Bashën.

Pyetja që shtrojmë të gjithë është ‘çfarë ka dashur të thotë autori Edmond Spaho me ‘holandezët’ ku ka përfshirë edhe Lulin brenda?’. 

Në fakt Holanda të dashur miq është i vetmi vend që ka kërkuar të hiqen vizat. Po a jeni mirë, apo s’jeni mirë?”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Megjithatë Luli ka folur për këtë çështje”, tha me Ironi Kodra. “Ja tek është ulur në krah të Pandeli Majkos”.

Gentian Zenelaj: Luli…është Luli me model flokësh ‘Backstreet Boys’.

Saimir Kodra: Keni ngatërruar pamjet. Është Edi Rama kryeministër, nuk është Pandeli Majko.

Gentian Zenlaj: Kur unë i kisha flokët si Sali Berisha, Luli i paska pasur si ‘Backstreet Boys’.

Saimir Kodra: E shikoni sa çun i ri ka qenë?

Gentian Zenelaj: Pandi me flokë të zeza, e pabesueshme.

Saimir Kodra: Janë pamje arkive, është koha kur Pandeli Majko ka qenë Kryeministër dhe Luli ka ardhur me një grup holandezësh dhe përkthente.

Gentian Zenelaj: Do zoti vjen prapë kjo koha kur Pandeli Majko të bëhet kryeministër.

Pamjet e rralla të transmetuara në “Stop”, i përkasin Majit të vitit 1999, kur Lulzim Basha vinte në Shqipëri me hetuesit e Hagës, në pozicionin e përkthyesit, për të dokumentuar krimet e luftës të serbëve ndaj popullsisë kosovare.

Dossier 'Me model flokësh Backstreet Boys' kur punonte si përkthyes publikohet video e rallë e Lulzim Bashës