“Më mori me makinë të zezë dhe bashkë me Taulantin thanë hidhu nga ne”, reagon kreu i Policisë: Kjo është e vërteta

Deputeti i PD Ervin Salianji publikoi mbrëmë live një video ku ‘aktori’ i ‘Babales’ Fredi Alizoti pretendon se i është bërë presion nga Drejtori i Policisë për të pranuar se zëri në audiopërgjim është i tiji. Alizoti deklaroi se e mori Ardi Veliu natën me makinë të MB të zezë dhe e ka dërguar tek prokurori natën, ndërsa pohon se është takuar edhe me Taulant Ballën,  që siç thotë ai i ka ofruar 200 mijë euro. Sipas tij me Taulant Ballen u takuan në një kafe pranë Prokurorisë.

“Taulant Balla dhe Ardi Veliu me thanë hidhu nga ne”, thotë ai në video.

Ndërkohë, lidhur me këtë ka reguar kreu i Policisë, Ardi Veliu. Ky i fundit ka thënë për ‘Koha Jone’ se në atë kohë nuk ndodhej në Shqipëri, por në SHBA.

“Me një milion përqind garantoj publikun shqiptar se atë person nuk e kam takuar dhe se nuk ka asnjë shans që ai person, që foli në video, të ketë hipur në makinën time. Atë person e ka sjellë në Tiranë drejtori dhe zv/drejtori i policisë së Fierit. E kanë çuar direkt te Krimet e Rënda. Kjo është e verteta”, ka thënë ai.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti