Aktorja e njohur shqiptare Fiona Gllavica ka spikatur jo pak herë në skena të ndryshme. Ajo këtë vit ka kaluar një perjudhë mjaft të vështirë në jetë siç është humbja e të ëmës. Së fundmi aktorja nuk ka vendosur të bëjë një urim për Bajram siç bënte çdo herë.
Në këtë perjudhë Fiona nuk e ka mendjen tek festat, dhimbja që po përjeton duket se sa vjen e shtohet dhe pse e ëma është ndarë nga jeta kohë më parë. Nëpërmjet një statusi mjaft emocionues ajo i dedikon këto fjalë madhështore që kujt më shumë se emrit nënë i shkojnë për shtat.
Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim. Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta.
Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur. Po, më mungon shumë!
Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit.
Artistja përveçse na preku me këtë dedikim dha dhe një mesazh mjaft domethënës për të gjithë ndjekësit e saj dhe jo vetëm.