Aktualitet28 Tetor 2018, 18:56

Me ndrojtje, mes lotëve dhe me zërin që i dridhet, 66-vjeçari i braktisur nga të gjithë apelon për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Me ndrojtje, mes lotëve dhe me zërin që i dridhet,

Me ndrojtje, mes lotëve dhe me zërin që i dridhet, 66-vjeçari i braktisur nga të gjithë apelon për ndihmë

Kjo është historia e 66 vjeçarit Dashamir Baklava, i cili jeton i zhytur në skamje e mjerim, në zemër të kryeqytetit. Edhe pse pallati ndodhet anës rrugës së unazës, duket sikur futesh në një banesë në fshatrat e thella të Shqipërisë.

Jo pa arsye, i moshuari thotë se frymon mes qytetërimit, por ndodhet i harruar dhe i braktisur nga të gjithë.

Gjithçka nisi vite më parë, kur Dashamiri emigroi në Greqi së bashku me familjen e tij, gruan, vajzën dhe djalin, pikërisht prej kushteve te vështira.

Në pamundësi për të gjetur punë, 6 vite më parë Bakllava u kthye në Tiranë me shpresën se do vijonte zanatin që kishte ushtruar prej vitesh, saldator.
Por jeta e tij mori kthesë tjetër, Dashamiri mbeti në harresë nga gruaja dhe fëmijët, të cilët qëndruan në Greqi.

Në pamundësi për të siguruar bukën e përditshme, i pashpresë e i vetmuar, i moshuari bën apel për ndihmë, me ndrojtje, mes lotëve e zërit që i dridhet.

Fqinja e tij tregon se e gjithçka që ajo mund ti ofrojë është ndriçimi dhe një pjatë gjellë në ditë dhe apelon që shteti të kthejë sytë nga i moshuari.

E vetmja ndihmë që merr 66-vjeçari, është pensioni që i ka dalë së fundmi, për të cilin është ende në proces gjyqësor, pasi shuma që merr është e ulët përballë viteve të punës.
Këto dhe shumë të tjera nga jeta e të moshuarit i gjeni në videon bashkangjitur.

Sociale