Showbiz25 Qershor 2019, 15:49

Më në fund Jonida Maliqi pranon lidhjen me aktorin e ‘Al Pazar’

Shkruar nga Pamfleti
Më në fund Jonida Maliqi pranon lidhjen me aktorin e ‘Al

Më në fund Jonida pranon lidhjen me aktorin e 'Al Pazar'

Nuk fshihet më Jonida Maliqi dhe i dashuri i saj, aktori i “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Pas një video të publikuar nga MCN Radio Albania, lajmi është pothuaj zyrtar: ata janë bashkë dhe kanë filluar të shfaqen edhe në publik. Çifti është parë në një nga pishinat e Tiranës, të përqafuar dhe duke u puthur, pavarësisht syve kureshtarë përreth. Pak e guximshme duhet thënë sepse Jonida nuk i ka treguar kurrë detajet e historive të saj personale. Aq më tepër të shfaqet kështu në publik.

Thashethemet për lidhjen e Jonidës dhe Romeos kanë dalë që në fund të vitit të kaluar, por asnjëherë nuk pati një konfirmim zyrtar prej tyre. Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan se ishte pikërisht këngëtarja Jonida Maliqi. Më pas, portalet u përpoqën të vërtetonin këtë fakt, duke gjetur lidhjen e ambienteve të njëjta të postimeve që bënin në profilet e tyre në “Instagram”, si Jonida ashtu dhe Romeo. Gjatë këtyre muajve, ata nuk e mohuan thashethemnajën, por as folën publikisht për marrëdhënien e tyre, duke u lënë dorë të lirë thashethemeve. Nga ana tjetër miq të tyre kanë treguar se ata kalojnë shumë kohë bashkë dhe nuk do të jetë çudi që të dëgjojmë edhe lajmin e një bashkëjetese të mundshme.

Njerëz të afërt të Jonidës janë shprehur gjithashtu të kënaqur që këngëtarja më në fund ka gjetur qetësinë. Ajo ka dalë nga një martesë problematike me Gent Prizrenin, i njohur si kunati i një prej biznesmenëve më të famshëm shqiptarë. Jonida dhe Genti kanë qenë shpesh pjesë e lajmeve rozë pikërisht prej konflikteve që kanë pasur herë pas here. Genti, edhe pse i përfolur për lidhje paralele nëpër Tiranë, kohë pas kohe e shprehte hapur xhelozinë për bashkëshorten e tij të njohur. Skenat e skandaleve, vite më parë, janë ende të freskëta në kujtesën e publikut, por pas lindjes së djalit të gjithë shpresonin që martesa e tyre të rregullohej dhe të kishte fund të lumtur. Gjë që më sa duket nuk ka qenë e shkruar. Pas 17 vjetësh lidhje, Jonida ka vendosur ti japë fund një herë e mirë e madje, si rrallë herë, pat dhënë edhe intervista për ndarjen duke theksuar se tashmë ishte koha t’i dedikohej plotësisht të birit.

Por jeta është plot surpriza dhe fati ka ndritur sërish për Jondën. Ajo me Romeo Veshajn duket një histori pasioni dhe Jonida është e lumtur në krahët e tij./Pamfleti/

Showbiz