Anti-Mafia14 Tetor 2019, 10:25

Shkruar nga Pamfleti

Me oligarkun Çim Fusha/ Ja si po i vjedhin 3.2 milionë euro, 2 Dritanët e “Rilindjes”: Agolli i FSHZH dhe Leli i Bashkisë-Vlorë  

VETËM NË TENDERIN E DYTË TË SHËTITORES; RAMA-FUSHA VODHËN 280 MILIONË LEKË, DUKE SPOSTUAR FIRMËN FITUESE “CURRI Shpk”/ Fondi limit 4.6 miliardë lekë, për projektin e pjesës së dytë të ndërtimit të shëtitores bregdetare të qytetit Vlorë; ishte planifikuar, edhe për ndërtimin e hapësirës së parkingut me 2 kate buzë shëtitores, por xhambazi në krye të qeverisë dhe sekseri i tij në krye të FSHZH; hoqën nga tenderi, ndërtimin e parkingut, por jo vlerën e tij prej 1 milionë euro, duke shtuar edhe një fond tjetër fiktiv 2.2 milionë euro, si PPP në kompetencë të Bashkisë-Vlorë; me kushtin, që kjo hapësirë parking, të administrohet për 20 vjet nga firma “Fusha”, që do ta ndërtojë

Prej disa ditësh, redaksia “PAMFLETI”, ka publikuar skandalin e një vjedhjeje, të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, përfituar nga oligarku Shkëlqim Fusha dhe të inskenuar e realizuar, nga Drejtori i Fondit të Zhvillimit Shqiptar (FSHZH), Dritan Agolli; nëpërmjet tenderit të datës 24.09.2019, me objekt: “Vazhdim i shëtitores bregdetare të qytetit të Vlorës; segmenti nga fushat e sportit, deri tek tuneli”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ky tender, me fond limit 458 milionë, 286 mijë e 818 lekë pa TVSH, sipas ligjit, u fitua nga kompania “Curri-shpk”, me ofertë (vlerë) më të ulët dhe teknolgji e siguri punimesh më të lartë; mirëpo drejtori Dritan Agolli, shpalli “fituese” kompaninë “Fusha shpk”, me ofertë 280 milionë lekë më tepër se kompania  “Curri shpk”.

Mirëpo, vjedhja 280 milionë lekë, bërë në tenderin e vazhdimit të shëtitores bregdetare të qytetit të Vlorës; nuk është vetëm kjo, që  u bë publikisht e me urdhër të “krye-kaçakut” kryeministër Edi Rama, por vazhdon akoma, nga 2 Dritanët e kupolës mafioze të “Rilindjes”; nga drejtor Agolli i FSHZH dhe nga kryebashkiaku Leli i Bashkisë-Vlorë.

Sipas dokumenteve zyrtare, fondi limit 458 milionë, 286 mijë e 818 lekë të reja pa TVSH, për projektin e vazhdimit të shëtitores së Vlorës deri tek tuneli”; ka qenë i planifikuar, bashkë me ndërtimin e hapësirës së parkingut me 2 kate; buzë kësaj pjese të shëtitores, përllogaritur në 1.2 miliardë lekë të reja, investim i pa ndarë nga shëtitorja.

Mirëpo, ndërsa fondi i investimit, është lënë në vlerën bashkë me parkingët me 2 kate; ndërtimi i parkingëve, është hequr si volum pune dhe është lënë vetëm ndërtimi i shëtitores.

Këto 1.2 milionë euro janë futur në xhepin e Shkëlqim Fushës, pa kryer investimin e plotë, sipas projektit bazë; ndërsa kryeministri Rama,  ia ka kaluar Bashkisë-Vlorë, ndërtimin e parkingut me 2 kate buzë shëtitores, por me shtesë fondi 2 milionë euro, nëpërmjet investimit me PPP, për 20 vjet në përdorim, nga privati që do t’i ndërtojë.

Në datën 03.10.2019; vetëm 10 ditë pasi u mbyll tenderi i falsifikuar për shëtitoren bregdetare deri tek tuneli; kryebashkiaku Dritan Leli, ka paraqitur e miratuar në Këshillin Bashkiak me 100% anëtarë të PS; projektin hajdutëror “Rama-Fusha”, për ndërtimin e hapësirës së parkimit me 2 kate buzë shëtitores, planifikuar si kosto e re shtesë, me tjetër PPP.

Me këtë vendim, kryebashkiaku Dritan Leli; ka vijuar skenarin e drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli, duke bërë fakt, miratimin e vjedhjes, maskuar si “investim më vete” e projekt të Bashkisë dhe jo si projekt, të një rruge kombëtare, që nuk është në administrim të bashkisë, por vetëm në inventar e administrim të Drejtorisë së Rrugëve.

Sipas burimeve nga Këshilli Bashkiak; vendimi është një copë letër formale ligjore; mbasi këtë hapësirë parkingu me 2 kate buzë shetitores bregdetare, do ta ndërtojë përsëri Shkëlqim Fusha.

Para vendimit të bashkisë të datës 03.10.2019; oligarku Shkëlqim Fusha, ka dorëzuar tek kryebashkiaku “akrobat” Dritan Leli; projektin dhe koston e ndërtimit 2 milionë euro, në shkëmbim të menaxhimit të parkingut për 20 vjet, sic ka rënë dakord me kryeministrin Rama./Pamfleti

Anti-Mafia 2 Dritanët e “Rilindjes” Agolli i FSHZH dhe Leli i Bashkisë-Vlorë Ja si po i vjedhin 3.2 milionë euro Me oligarkun Çim Fusha