Showbiz16 Nëntor 2018, 19:27

“Më përdhunuan 4 persona”, policia zbulon të vërtetën që i habit të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
“Më përdhunuan 4 persona”, policia zbulon të

“Më përdhunuan 4 persona”, policia zbulon të vërtetën që i habit të gjithë

Policia arrestoi një grua që në muajin qershor pretendoi se ishte rrëmbyer dhe më pas u përdhunua nga katër burra në Malaga të Spanjës. Me sa duket ajo vetëm donte të mbulonte një tradhti daj burrit të saj.

Në fillim viktima e dyshuar, tani e ndaluar, i tha policisë se një makinë do të ndalej para saj, ndërsa ajo ishte ulur në stacionin e autobusit në qendër të Malagas.

Katër të panjohur do ta detyronin atë të hipte në makinë për ta çuar në një shtëpi ku asaj i kujtohej “vetëm porta e gjelbër”. Pas dhunës së dyshuar të grupit, rrëmbyesit më pas do ta kthenin gruan në të njëjtin stacion autobusi.

Hetuesit pas pesë muajve të hetimit ishin në gjendje për të gjetur të vërtetën: gruaja, në fakt, pas disa diskutimeve me burrin e saj, kishte pasur një aferë me fqinjin e shtëpisë dhe e penduar, kishte vendosur ta mbulonte atë tradhti.

Fqinji, i dëgjuar nga hetuesit, konfirmoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale spontane me gruan. Konkluzioni përfundimtar i hetuesve është se gruaja e ka simuluar rrëmbimin dhe përdhunimin e saj për të fshehur pabesinë ndaj partnerit të saj dhe për këtë arsye ajo u arrestua.

Lifestyle “Më përdhunuan 4 persona” policia zbulon të vërtetën që i habit të gjithë