Alban Guri, drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin tragjik gjatë mesditës së sotme, që i mori jetën një 10-vjeçareje është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4.
Në dëshminë e tij fillestare ka treguar për se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën. Për pasojë, nuk ka mundur ta kontrollojë mjetin për të shmangur ngjarjen tragjike.
Përplasja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit, në Tiranë, ku makina aksidenti për vdekje të miturën e identifikuar me inicialet A.P.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.