Aktualitet 3 Shtator 2018, 21:04

“Më shkarko ti, se unë nuk iki!”, Xhafaj tregohet “kryeneç”, Rama shpërthen duke i gjuajtur karriges

Shkruar nga Pamfleti

 “Më shkarko ti, se unë nuk iki!”. Ministri Fatmir Xhafaj  po çmend kryeministrin Edi Rama me refuzimin e tij. Në një bisedë intime këtë fundjavë Rama është shprehur duke i rënë karriges së tij: “Këtë nuk e rrezikoj as për Xhafën e as për babën…”, por ministri Xhafaj po e sfidon hapur.

Edhe në nisje të punës së Kuvendit Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj u shfaqen tepër të tensionuar midis tyre, madje Rama i ka kontrolluar edhe fjalimin, që mbajti në foltoren e Kuvendit, siç duket edhe nga fotot e mëposhtme.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Por sërish Ramës i ka shpëtuar një detaj. Xhafaj i bën të qartë se edhe për nja dy muaj nuk lëviz nga ajo karrige. Sipas tij në periudhën Shtator-Tetor do të fillojë goditja e grupeve kriminale.

Gjatë muajve Shtator-Tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale, gjithashtu”, u shpreh Xhafaj gjatë fjalës së tij.

Deri më tani ministri Xhafaj është tërësish i dështuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe premtimet e tij për goditje vijojnë të mbeten boshe.

Nuk dihet nga dhe pse vjen kjo kryeneçësi e Xhafës, i cili pas gjithë kësaj zallamahie do të dilte më me dinjitet po të dorëhiqej.

Aktualitet “Më shkarko ti Rama shpërthen duke i gjuajtur karriges se unë nuk iki!” Xhafaj tregohet “kryeneç”