Do të dish se si ta ‘çmendësh’ në shtrat çdo shenjë të Horoskopit? Lexo më poshtë:
DASHI
Duke qenë ankthioz dhe insitiktiv, do gjërat e “egra“. I ngrohtë nga natyra, do të rinovojë vendet dhe të rrezikojë të kapet në flagrancë. Ndaj lëre të karikuar dhe qëndro i hapur ndaj lajmeve në botë për të shijuar gjithçka.
DEMI
Të pa sigurtë, kanë nevojë për besim për të luajtur. Mos i kapërce etapat me një Dem, shijo çdo moment të flirtimit. Investo në vajra masazhi, parfume ekzotike dhe sigurisht, edhe në pak mister.
BINJAKËT
Kjo shenjë është zbavitëse dhe krijuese ashtu siç janë në shtrat. Pozicione normale? Absolutisht jo! Idea është që të ikësh nga pozicionet misionare dhe të zbavitesh me lojëra të suksesshme.
GAFORRJA
Gaforret e konsiderojnë intimitetin thelbësor në një marrëdhënie. Prekjet do e çmendin partnerin tënd. Kërko pozicione ku intimiteti është i thellë dhe përkëdhele.
LUANI
Luanët duan shumë të bëjnë dashuri. Vendet dramatike, luksoze dhe plot me glamour dhe pasqyra janë tejet afrodiziakë për ta. Do një këshillë për ta bërë për vete këtë shenjë? Lavdëro karakteristikat e tua, komento atë që të pëlqen dhe vlerëso veten dhe formën tënde fizike.
VIRJGËRESHA
Virgjëreshat transmetojnë ftohtësi, por u mjafton fare pak për të bërë çmenduri në shtrat. Ndaje me të planin tënd për mbrëmjen, si për shembull një darkë romantike, dërgo mesazhe që shpjegojnë çfarë do ndodhë gjatë darkës, përveçse në tavolinë.
PESHORJA
Duke qenë romantikë, Peshoret i duan kostumet dhe skenaret e ndryshme. Shqisa e tyre më erotike janë sytë, ndaj vish një fustan seksi dhe dekoro dhomën me detaje. Të brendshmet, zhveshja prej striptisteje, për shembull bëjnë diferencën për një peshore.
AKREPI
Fjalë erotike, vende të pazakonta dhe veshje pikante janë disa nga opsionet që një Akrep do në atë moment. Duke u konsideruar si shenja më tërheqëse e gjithë zodiakut, intimiteti për të është një mënyrë për të shprehur ndjenjat për partnerin. Lëre të të udhëheqë, zbulo një botë të mbushur me kënaqësi dhe do ndihesh i/e sigurtë se njeh trupin tënd.
SHIGJETARI
Spontan, do zbavitjen gjatë gjithë kohës. Për të ndjerë kënaqësi me një Shigjetar, një darkë e mirë, shoqëruar me humor, garanton gjysmën e rrugës. Për t’u surprizuar, kërko vende publike, të pa eksploruar dhe guxo në pozicione.
BRICJAPI
Pavarësisht ftohtësisë dhe rezervimit në fillim, pasi ka fituar siguri dhe intimitet, tregon anën e vet sensual. Mund ta komandosh, por mos ushtro presion. Duhet bërë për vete gradualisht. Preke me delikatesë tek këmbët gjatë darkës dhe bëji deklarata në vesh.
UJORI
Ujori është spontan dhe origjinal. Ndaj, fantazitë dhe vendet e pazakonta janë zgjedhja e duhur për të kënaqur këtë shenjë. Ndani bashkë dëshirat më të mëdha, bëje imagjinatën e tij/saj të punojë, sidomos nëse është diçka e jashtëzakonshme. Mos hezito të eksplorosh.
PESHQIT
Të eksplorojnë çdo pjesë të trupit është forca e Peshqve. Janë romantikë, ëndërrimtarë, duan gjithçka në shtrat dhe nisen për aventurë, në kërkim të pikave të reja të kënaqësisë. Për ta bër të ‘çmendet’ partnerin/en tënd/e të shenjës së Peshqve, investo në teknika që zgjasin kënaqësinë.