Aktualitet16 Prill 2018, 12:00

Me urdhër nga lart/ Mandi bën llogaritë: Kamza bie nga Superiorja

Shkruar nga Pamfleti

Me urdhër nga lart/ Mandi bën llogaritë: Kamza bie nga Superiorja

Java e 29-të e Kategorisë Superiore solli surpriza në klasifikim.

Teuta e Vllaznia barazohen në kuotën e 33-pikëve, ndërkohë që kamza regjistroi humbjen e radhës dhe tani rrezikohet të bjerë nga kategoria.

Edhe pse ka 34 pikë, një më shumë se Teuta e Vllaznia, sërish kamza shihet më e rrezikuar, nisur nga ecuria mjaft e dobët në fazën e tretë dhe dy disfata në fazën e katërt, aq sa klubi, i bindur se këto humbje po u vijnë nga arbitrat, akuzoi indirekt FSHF-në dhe drejtpërdrejt gjyqtarët, se po tentonin ta rrëzonin Kamzën nga kategoria.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Të gjithë besojnë se variant i një skenari të ardhur me urdhër nga lart po zbatohet dhe shigjetat shkojnë te kreu i federatës Armand Duka.

Me laps në dorë dhe me veprime autoritare, “Bosi” që drejton prej 16 vjetësh duket se po e kryqëzon Kamzën për interes të Teutës e të Vllaznisë.

Natyrisht, një kampionat pa Vllazninë e Teutën është më i përgojuar dhe më pak i ndjekur dhe llogaritë po bëhen fare thjeshtë, por për turpin e tyre.

Aleancat janë fare të qarta: Vllaznia e votoi Dukën në zgjedhjete  7 shkurtit me porosi të partisë. Voltana Ademi ishte nga më energjiket pro Dukës dhe kjo votë duhet shpërblyer.

Në fund të fundit Vllaznia ka një skuadër cilësore. Sa i takon Teutës, presidenti Edmond Hasanbelliu është nga më të afërtit ndër presidentët e Superiores me kreun e FSHF-së. E si mund ta rrëzojë Duka atë, Monen e Teutës?!

E vetmja që s’ka mbështetje është Kamza dhe Lushnja. Të dyja po bien, madje Lushnja e ka prerë dhe matematikisht “biletën” e kthimit në Kategorinë e Parë, pritet vetëm të zyrtarizohet edhe Kamza, pavarësisht se janë dhe shtatë javë garë deri në fund.

Për këtë skenar po flitet përditë, të gjithë e kanë kuptuar lojën dhe sado që Duka të flaës për triumfe dhe cilësi në futbollin shqiptar, kurdisjet janë edhe të kësaj natyre. Nga kategoria nuk bie falë lojës, por me vullnetin dhe llogaritë e Mandit të FSHF-së. Oo tha “Bosi” do të bjerë, s’ka rrugë tjetër për skuadrën që futet në rreth. /Pamfleti Sport

Kryesore Armand Duka Kamza