Showbiz 5 Dhjetor 2018, 19:13

Mediat e huaja flasin për Trejsi Sejdinin! E cilësojnë si balerinë ekzotike dhe dashnoren e një mafiozi shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Mediat e huaja flasin për Trejsi Sejdinin! E cilësojnë si balerinë ekzotike dhe dashnoren e një mafiozi shqiptar

Trejsi Sejdini është një nga femrat më të komentuara në Shqipëri si për format e saj trupore ashtu edhe për jetën personale. Fakti që ajo fitoi kurorën e “Miss Universe Albania 2018” është bërë e famshme edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Këto ditë ajo ndodhet në kompeticionin e bukurisë në Bangkok ku nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave të huaja. Mediat Rozë në Tajlandë, Filipine, Indonezi dhe Spanjë e kanë cilësuar si një ndër femrat më të bukura pjesëmarrëse në këtë kompeticion dhe si një ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”. Gjithashtu thuhet se ajo është edhe një pretendente e fortë për fitore.

Ajo që bën më shumë përshtypje është se këto media kanë marrë informacione të gabuara për bukuroshen, ku e kanë cilësuar si një balerinë ekzotike që kërcen tërësisht e zhveshur si dhe e dashura e një mafiozi shqiptar.

Showbiz