Aktualitet18 Shtator 2019, 15:37

Mediat në Zelandë të Re: E kaluara e Shqipërisë, asnjëherë larg

Shkruar nga Pamfleti
Mediat në Zelandë të Re: E kaluara e Shqipërisë,

Mediat në Zelandë të Re: E kaluara e Shqipërisë, asnjëherë larg

Në vijim të reportazhit të saj, tregon se vendosën të fillonin udhëtimin në Korfuz, për të shmangur kaosin dhe shpenzimet e kryeqytetit, Tiranës.

“Nga përtej ngushticës, silueta malore e Shqipërisë erdhi dhe shkoi në mënyrë befasuese. Me të ardhur për në “Riviera Shqiptare” nuk ishte habi për ne, pasi partneri im dhe unë kishim eksploruar më parë udhëtimin tonë rrugor thellë në brendësinë e thyer të jugut, në kërkim të xhevahireve bizantine, bujtina të çuditshme të epokës osmane, xhami , kështjella dhe restorante plot me prodhime vendore të këndshme.”

“Shqipëria ka vetëm një rrugë – që përfundon e gjitha për në Kosovë. Ju nuk mund të humbni!”, Kështu na tha personi i cili na dha me qira me makinë në port. Në të vërtetë, një hartë është thelbësore. Në këtë kapsulë kohore ku veturat private kanë qenë vetëm rreth 25 vjet, parkimi i dyfishtë, ngarja e parregullt dhe shenjat rrugore të paqarta, u bënë pjesë e përvojës sone. Mercedes i guximshëm dhe SUV me shkëlqim ishin normë për të gjithë banorët, por kur ne kaluam në një rrugë të vjetër, njerëz me një biçikletë ose një gomar, tregont për ndryshimin e shekujve.

Gjuha në vetvete është ndryshe nga çdo tjetër, megjithëse e spërkatur me importe italiane. Disa gjëra funksionuan në të kundërt: një mëngjes i bollshëm filloi me tortë dhe ndahet në feta buke, domate dhe salcë para se të përfundonte me vezë dhe, më në fund, kafe – me fruta nga ana tjetër e filxhanit.

Destinacioni ynë i parë ishte vendi i trashëgimisë botërore Unesco të Butrintit, vetëm pak km  në jug të Sarandës. Të shpërndara në një gadishull të egër, të pyllëzuar dhe e mundhsme të arrihet një kryeqëzim shtigjesh, Butrinti është një shumëllojshmëri e jashtëzakonshme e ndërtesave të lashta Greke, Romake, Bizantine dhe Veneciane, si dhe një muze i shkëlqyer i vogël.

Disa orë kaluan shpejt, teksa ne ishim të befasuar nga magjia, të forcuara nga pamja e detit dhe lulet e egra aromatike. Jo shumë larg, u ndalëm për drekë në restorantin Mussel House. Në një tryezë pranë një lagune të gjerë, me humor të mbështjellë nga malet, hëngrëm midhje lokale, gjuhëz deti, prodhime deti të pjekur në skarë dhe pimë disa gota verë lokale – të gjitha për 22 dollarë.

Gjirokastra, ndalesa jonë tjetër, është e njohur për kështjellën e saj dhe lagjen harmonike osmane. Bukuritë përfshinë shtëpinë e shfrenuar të Skendulajt, ku ne u sollëm rreth e rrotull nga një anëtar i familjes së gjeneratës së 11-të. Konfiskuar nën sundimin komunist të Hoxhës, ajo u rikthye pronarëve të saj në 1993. Po aq e habitshme, edhe pse e ftohtë, ishte streha e sulmeve ajrore, një labirint tunelesh dhe zyrash nëntokësore dhe një pasqyrim befasues i paranojës së regjimit të Hoxhës. Sidoqoftë, përsëri, ne nuk mund të fajësonim ushqimin ose mirësinë e vendasve./Monitor

Dossier e kaluara e Shqipërisë Fiona Dunlop mediat në Zelandën e Re