Kosova11 Nëntor 2022, 10:00

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Siç raportojnë mediat serbe, zyrtarë të Bashkimit Evropian nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) kanë thënë se situata në veri të Kosovës mund të eskalojë pasi atje ka “grupe ekstreme të pakontrolluara”.

Zyrtarët evropian theksojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale dhe largimin e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës në veri, duke thënë se këto lëvizje paraqesin rrezik të shtuar.

“Situata është shumë shqetësuese për ne sepse minon punën e palodhur shumëvjeçare në mbështetje të përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe e vë atë në rrezik real”, raportohet të ketë thënë një burim për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Policia e misionit EULEX ka shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës.

Gjithashtu, në mes të Jarinjës dhe Mitrovicës së Veriut, edhe ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR-it) janë të stacionuar pranë rrugës kryesore.

Prishtine Grupe ekstreme të pakontrolluara Mediat serbe veriu i Kosovës

Kosova