Bota20 Qershor 2019, 09:58

Mediat serbe: SHBA-të e Rusia po dërgojnë ‘specialistët’ në Serbi, ky është misioni i tyre

Shkruar nga Pamfleti
Mediat serbe: SHBA-të e Rusia po dërgojnë

Mediat serbe: SHBA-të e Rusia po dërgojnë ‘specialistët’ në Serbi, ky është misioni i tyre

Mediat serbe po shkruajnë se në Serbi do të fillojnë punën dy ambasadorë të rinj njëri i Rusisë e tjetri i SHBA-ve.

Ata po thonë se të dy po vijnë nga Moska dhe se imazhi i tyre është i ngarkuar me epitetin ‘specialistë’, për zgjidhjen e problemeve më të komplikuara, e qëllimi i tyre sipas mediave serbe është çështja e Ballkanit dhe e problemit Kosovë – Serbi.

Ambasadori i ardhshëm rus, Aleksandër Bocan Harchenko dhe homologu i tij amerikan, Anthony Godrey sipas shumë detajeve të biografisë kanë ngjashmëri në sferat e tyre të interesit dhe angazhimin diplomatik.

Sipas asaj që shkruhet në mediet serbe, të dy diplomatët janë të dërguar që të mbyllin konfliktet në Ballkan.

Godfrey sipas tyre është i njohur për marrëveshje të rëndësishme, ndërsa Harachenko është shumë më i hapur dhe më aktiv sesa ambasadori i tanishëm i Rusisë, Aleksandër Chepurin./ZËRI

Rajoni Aleksandër Bocan Harchenko ambasadori i ardhshëm rus ambasadori i ri amerikan Anthony Godrey dy ambasadorët e rinj Mediat serbe