Është e përditshmja e Beogradit “Novosti” që ka bërë të ditur këtë fakt, duke shkruar se organizmi do të quhet “Bashkimi i Komunave Shqiptare”, homolog i Asocacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe për të cilin u ra dakord shtatë vjet më parë në bisedimet Prishtinë-Beograd, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Rihapja e çështjes së Zajednicës në Bruksel nga ana e Beogradit pritet të krijojë një lëvizje kontraverse nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Serbi, në tre komunat e Luginës së Preshevës.
Partitë shqiptare në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, të cilët kanë 3 deputetë në Parlamentin e Serbisë nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim publik, por janë mediat serbe që kanë lëshuar alarmin se shqiptarët në Luginë mund të formojnë një Asocacion të Komunave Shqiptare në Serbi.
Është e përditshmja e Beogradit “Novosti” që ka bërë të ditur këtë fakt, duke shkruar se organizmi do të quhet “Bashkimi i Komunave Shqiptare”, homolog i Asocacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe për të cilin u ra dakord shtatë vjet më parë në bisedimet Prishtinë-Beograd, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
E përditshmja serbe shkruan më pas se ndërsa Beogradi po kërkon me këmbëngulje Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, Kosova vazhdimisht e injoron këtë kërkesë.
Megjithatë kjo duhet verifikuar, ngase partitë shqiptare në Preshevë janë ankuar se Beogradi zyrtar jo vetëm ka cënuar autonominë e pushtetit vendor të komunave, pasi të gjitha vendimet për fonde merren nga këshilli rajonal në Vranjë ku drejtuesit janë serb, por edhe aspektet e vogla të funksionimit të shkollave dhe qendrave shëndetësore varen sërish nga Beogradi ose Vranja.
Asosacioni i Komunave Serbe, i miratuar nga Isa Mustafa kur ishte kryeministër, i jep këtij organizmi kompetenca ekzekutive jo vetëm për të qeverisur katër komunat ku serbët janë shumicë, por edhe të drejtën e vetos për të ndaluar çdo vendim që Prishtina merr për ato çështje që Asosacioni e quan “adekuate”. Pra realisht krijohet një ‘ent autonom politik” ngjashëm me Republika Srbska në Bosnjë./Pamfleti