Një ndër vajzat më të komentuara në “Përputhen” është padyshim Melisa Lleshi. Ajo është shumë e lirshme dhe madje e mësuar me kamerat.
Dikur ajo ka qenë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”, për të cilën pati shumë diskutim që prej futjes së Melisës në Përputhen.
Por veç kësaj, Melisën e kemi parë dhe në dy klipe muzikore.
Pak ditë më parë u publikua lajmi se ajo ka marrë pjesë në klipin e këngës “1 sekond”, nga Çartani.
Por ‘In Life’ ka zbuluar se Melisën e kemi parë edhe në klipin e Altin Sulkut me titull “Lujna” 3 vite më parë. Vlen të thuhet se duket shumë seksi.