Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida të SHBA-së, ku një grua është vënë në pranga pasi kafshoi penisin e të dashurit të saj nga “zhgënjimi”.
33-vjeçarja, Esperanza Gomez, ishte duke pirë birra me të dashurin e saj deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 13 nëntor, në një apartament në Miami Beach.
Sipas policisë, një grua tjetër mbërriti në apartmentin e tyre rreth mesnatës dhe qëndroi me ta deri rreth orës tre të mëngjesit.
Mbetet ende e paqartë nëse gruaja ishte mike e 33-vjeçares, të dashurit të saj, apo një mike e përbashkët e çiftit.
Menjëherë pas largimit të saj nga banesa e çiftit , Gomez u zemërua dhe akuzoi të dashurin e saj se dëshironte të kryente marrëdhënie me gruan në fjalë.
Në njoftimin e policisë thuhet se 33-vjeçarja kapi për krahu të dashurin e saj dhe filloi t’i bërtiste. Më pas ajo rrëmbeu një thikë dhe filloi ta kërcënonte.
Burri i saj mundi të telefononte policinë. I pyetur nga autoritetet, ai pretendoi se partnerja e tij i kishte kafshuar organin gjenital nga zhgënjimi.
Ekspertiza vërtetoi se ajo e kishte kafshur të dashurin tek penisi, ndërsa mbi gjoksin e tij u gjetën gjithashtu shenja të kuqe, të shkaktuara nga lëndimet e partneres.
Fatmirësisht burri nuk pati lëndime serioze, ndërsa 33-vjeçarja u arrestua nga policia. Ajo akuzohet për sulm me “armë vdekjeprurëse”.
Ky nuk është rasti i parë që një burrë sulmohet në këtë mënyrë nga një grua. Pak muaj më parë, një grua i preu penisin dhe testikujt ish-burrit të saj, në shenjë hakmarrje.