Mendojnë t’i bëjnë surprizë, por torta e ditëlindjes merr në qafë shqiptarin në Itali, ja pse

Torta e porositur për ditëlindje ka nxjerrë zbuluar një shqiptar, që ishte në arrest shtëpie në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka konstatuar rastësisht një tortë të pazakontë në një pastiçeri.

Torta ishte me një shënim në shqip “Edhe 100 biphe” dhe e dekoruar sipër me kartëmonedha eurosh, karta krediti dhe pluhur që simbolizonte kokainën.

Policia në Teramo është vënë menjëherë në lëvizje për të mësuar kush ishte marrësi dhe cilët e kishin porositur.

Ata gjetën marrësin, që do ti bëhej surpriza, ishte një shqiptar në arrest shtëpie, me precedentë të njohur për drogë, që pas kësaj duhet të japë llogari, edhe për kuptimin e dhuratës.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti