Kulture 3 Tetor 2019, 18:12

Mënyra ideale si të përgatisni qoftet e shtëpisë dhe të lëpini gishtat

Shkruar nga Pamfleti
Mënyra ideale si të përgatisni qoftet e shtëpisë dhe

Mënyra ideale si të përgatisni qoftet e shtëpisë dhe të lëpini gishtat

Qoftet e shtëpisë shoqërohen në mënyrë fantastike me patate të furrës apo pure patatesh, sallata të freskëta të stinës e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare siç janë turshitë etj.

Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

300-400 gr mish i grirë, 2 kokrra qepë, 2 feta bukë, 1 kokërr vezë, 4-5 lugë gjelle miell, 3-4 thelpinj hudhra, Vaj, Kripë, piper, nenexhik.

Përgatitja

Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokër are.

I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët.

Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.

Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe luereni në zjarr derisa salca të jetë gati.

Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri. /AgroWeb.org

Receta e Dites Mënyra ideale si të përgatisni qoftet e shtëpisë dhe të lëpini gishtat