Aktualitet23 Qershor 2018, 10:20

Merkel mesazh shqiptarëve: Futni në burg krerët e politikës, t’u pranojmë në BE

Shkruar nga Pamfleti
Merkel mesazh shqiptarëve: Futni në burg krerët e politikës,

Merkel mesazh shqiptarëve: Futni në burg krerët e politikës, t’u pranojmë në BE

Bundestagu gjerman përvëlon kokat e korrupsionit të politikës dhe drejtësisë, me këtë klasë politike nuk ka integrim dhe shpresë, shqiptarët duhet të zgjohen, kërkohen arrestime dhe konfiskimi i pasurive të korrupsionit, kushtet nuk pranohen nga Rama, Berisha, Meta, Basha dhe Monika

 

Qëndrimi zyrtar i Bundestagut gjerman për çështjen e negociatave ka përvëluar krerët e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare, të cilët janë përgjegjësit e vetëm për degradimin e Shqipërisë, rrënimin e shqiptarëve, vjedhjen e buxhetit, plaçkitjet, drogën dhe bllokimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Me anë të projektrezolutës së djeshme të grupeve parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU dhe SPD, Angela Merkel u ka dhënë një mesazh të qartë shqiptarëve se, me këtë klasë politike të korruptuar, inkriminuar, antikombëtare dhe perverse, nuk mund të ketë bisedime për të pranuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

 

Nëntë kushtet e Bundestagut gjerman konsistojnë në një pikë të vetme: Në arrestimin e kokave të korrupsionit në politikë dhe drejtësi si dhe në konfiskimin e pasurive të tyre, që burojnë nga korrupsioni dhe kthimin e parave të vjedhura në buxhetin e shtetit. Është i njëjti kusht që iu vendos Kroacisë, Rumanisë dhe Maqedonisë, vende të cilat kanë dënuar ish-kryeministrat me burg.

 

Më konkretisht, që Shqipëria dhe shqiptarët të pranohen në BE, duhet që më parë të hetohen, arrestohen, dënohen dhe t’u sekuestrohen pasuritë Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës, ministrave të korruptuar socialistë, deputetëve të korruptuar dhe trafikantë. Që Shqipëria të pranohet në BE duhet që të arrestohet dhe t’i konfiskohet pasuria ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ushtarëve të tjerë të Sali Berishës dhe Ilir Metës në drejtësi.

 

Duhet të ndalet vjedhja e buxhetit të shtetit me kontrata korruptive dhe koncesione mafioze. Duhet të kthehen pronat e grabitura nga politikanët dhe lukunia e tyre e të korruptuarve. Që dyert e Brukselit të hapen për Shqipërinë, duhet që administrata publike të pastrohet nga dashnoret e ministrave dhe të deputetëve.  Përtej mashtrimeve dhe propagandës së përditshme të Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, Angela Merkel dhe Brukseli janë shumë të qartë dhe të drejtpërdrejtë me shqiptarët se Shqipëria do të integrohet në BE kur të shporrë këtë klasë mafioze politike.

 

Kushti i parë ka të bëjë me përfundimin e Vetingut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët e parë. Kalimi i kësaj faze kërkohet jo pa qëllim, pasi do t’i hapë rrugë ngritjes së organeve të tjera të drejtësisë, por edhe do të ‘asgjësojë’ krerët e korruptuar të drejtësisë.

 

Kushti i dytë ka të bëjë me reformën zgjedhore, ku ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkime të ashpra për partitë mafioze politike që blejnë votat me paratë e korrupsionit, për t’u ricikluar në pushtet dhe për të vijuar të vjedhin.

 

Kushti i tretë, kërkon që të ndiqen penalisht gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kaluan dot Vetingun apo që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut. Pra, Gjermania kërkon të futen nga ushtarët e Ilir Metës dhe Sali Berishës në drejtësi duke nisur që nga Adriatik Llalla.

 

Kushti i katër ka të bëjë me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Gjermanit dhe amerikanët kërkojnë me forcë që të ngrihen këto organe, pasi do të hetojnë, arrestojnë dhe dënojnë kokat e korrupsionit në drejtësi dhe politikë.

 

Kushti i pestë kërkon që të nisë funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, pra të nisin hetimet dhe arrestimet në nivele të larta për korrupsion, trafiqe dhe krime njerëzore.

 

Kushti i gjashtë konsiston në ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar. Tek ky kusht Bundestagu gjerman e vë theksin tek ndëshkimi i politikanëve të korruptuar, të cilët ka 28 vjet që mbajnë peng Shqipërinë, për ta vjedhur dhe sunduar.

 

Kushti i shtatë kërkon rezultate konkrete në luftën kundër drogës dhe trafiqeve. Kushti i tetë konsiston në pastrimin e administratës nga dashnoret e politikanëve dhe familjarëve të tyre, ndërsa kushti i nëntë konsiston në zbatimin e reformës zgjedhore. Asnjë nga këto kushte nuk pranohen nga Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pasi kësaj pesëshe famëkeqe nuk i interesojnë negociatave, pos vjedhja dhe sundimi i Shqipërisë, siç kanë bërë prej 28 vitesh./Pamfleti

Kryesore Merkel mesazh shqiptarëve: Futni në burg krerët e politikës t’u pranojmë në BE