Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot Rusinë, ku ëhstë pritur nga presidenti Vladimir Putin.
Mësohet se kancelarja Merkel ka kërkuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Merkel është zotuar të vijojë të gjitha përpjekjet diplomatike, për të mbajtur gjallë marrëveshjen.
“Ne ramë dakord që të bëjmë gjithçka për të ruajtur marrëveshjen. Gjermania është e bindur që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta mbajtur gjallë këtë marrëveshje, që sigurisht nuk është perfekte, por është një marrëveshje dhe përfshin angazhime nga të gjitha palët”, tha Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin, në Moskë.
Marrëveshja bërtamore është arritur në vitin 2015, mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës. Ndërkohë, SHBA-të janë tërhequr në vitin 2018 nga marrëveshja.
Pjesë e bisedimeve mes Merkel dhe Putin, kanë qenë edhe tensionet SHBA-Iran, pas vrasjes së gjeneralit Souleiman.