Sport15 Prill 2019, 10:53

Merr fund dilema, Eduardo Reja zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, ja kur prezantohet italiani në stolin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund dilema, Eduardo Reja zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, ja

Merr fund dilema, Eduardo Reja zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, ja kur prezantohet italiani në stolin kuqezi

Ka marrë fund dilema se kush do të jetë pasardhësi i Christian Panuçit në krye të stolit të Kombëtares Shqiptare. Emërimi i bashkëkombasit të Panuçit, Eduardo Reja është vetëm çështje orësh.

Bëhet e ditur se tekniku 73-vjeçar ka arritur marrëveshjen me presidentin e FSFHF, Armando Duka. Ai pritet të prezantohet të martën dhe do të drejtojë Shqipërinë deri në fund të Eliminatoreve të Euro 2020.

Italiani ishte edhe kandidatura favorite duke fituar përballë ish-teknikëve të tjerë italianë;  Alberto Zakeroni apo Roberto Danadoni. Eduardo Reja ishte i pranishëm në muajin mars në ”Loro Boriçi” në Shkodër për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja e parë për teknikun 73-vjeçar do të jetë më 08 qershor kundër Islandës, ndërsa tre ditë më pas do të drejtojë Shqipërinë në stadiumin e ri ”Arena Kombëtare”,  ku shpresojmë që ta nisim me këmbën e mbarë në stadiumin e ri që do të jetë edhe tempulli i Kombëtares SHqiptare. Në të kaluarën e tij, Eduardo Reja ka drejtuar ekipe si Lacio, Napoli dhe Atalanta. Që prej vitit 2016, ai nuk ishte i punësuar në asnjë skuadër apo kombëtare.

Sport Eduardo Reja pasardhësi i Panuçit trajneri i ri i Shqipërisë