Sport 1 Korrik 2018, 12:11

Merr fund pritja, Mërgim Mavraj bëhet pjesë e klubit të njohur turk

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund pritja, Mërgim Mavraj bëhet pjesë e klubit të

Merr fund pritja, Mërgim Mavraj bëhet pjesë e klubit të njohur turk

Mërgim Mavraj i ka dhënë fund pritjes dhe sezonin e ri do të luajë në ligën e parë të Turqisë. Bëhet fjalë për një klub të njohur turk dhe pritet që të hidhet firma tnë letër e kosovari të nisë stërvitjen me skuadrën e re.

Kështu, në Turqi e bëjnë fakt të kryer marrëveshjen mes Trabzonsporit dhe lojtarit shqiptar të Hamburgut. Mbrojtësi me shumë përvojë ka pasur probleme kohët e fundit me klubin gjerman dhe duhet të ndërrojë ambient. Trabzanspori ka afruar shumë lojtarë me emër në arenën ndërkombëtare vitet e fundit dhe goditja e radhës për të do të jetë Mërgim Mavraj.

Për momentin nuk jepen detaje në lidhje më kohëzgjatjen e kontratës që pritet të firmosë mbrojtësi kuqezi, apo për përfitimet financiare. Mavraj duhet të luajë rregullisht që t’i shërbejë edhe Kombëtares si në kohët e tij më të mira. Mbetet të shiohen kushtet kontraktuale, por referuar mediave Mavraj me siguri që do të luajë në kampionatin turk sezonin tjetër. /Pamfleti Sport

 

Sport