Sport11 Qershor 2018, 22:58

Merret vendimi për dëmtimin e Muhamed Salah, e sqaron mjeku i Egjiptit

Shkruar nga Pamfleti
Merret vendimi për dëmtimin e Muhamed Salah, e sqaron mjeku i Egjiptit

Ylli i Egjiptit, Muhamed Salah, ka lënë në ankth të gjithë bashkëkombasit e tij dhe kundërshtarët, pasi në rast se ai nuk luan është një forcë më pak. Skuadra afrikane e nis fushatën e Rusisë, më 15 qershor në një ndeshje kundër Uruguait dhe me shumë mundësi pa sulmuesin e Liverpool-it. 

Salah nuk do të jetë nga minuta e parë, madje nuk dihet nëse do të aktivizohet në këtë sfidë. Mjeku i Egjipitit. sqaron situatën dhe gjendjen e futbollistit. “Në rastin më të mirë, mund ta nisë ndeshjen nga stoli, por nuk kemi marrë ende një vendim përfundimtar rreth kësaj çështje”, – sqaroi mjeku i skuadrës Mohamed Abouelela, në një konferencë për shtyp të organizuar enkas për të treguar gjendjen e futbollistit. 

Ky është vendimi i Egjiptit, por një konferencë për shtyp para ndeshjes, të organizuar enkas për gjendjen e Salah, a ju duket e çuditshme? Shumë! Praktikisht t’u thuash kundërshtarëve se luan pa forcën kryesore, megjithatë duket si një bllof. Të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë?  

Sport Egjipt Liverpool Muhamed Salah