Kulture21 Shtator 2019, 21:09

Mes 350 autorësh, Ismail Kadare shpallet fitues i çmimit të madh në Korenë e Jugut

Shkruar nga Pamfleti
Mes 350 autorësh, Ismail Kadare shpallet fitues i çmimit të

Mes 350 autorësh, Ismail Kadare shpallet fitues i çmimit të madh në Korenë e Jugut

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të njohur ku me shkrimet e tij janë rritur mijra fëmijë. I konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Ismail Kadare, është shpallur fitues i çmimit ‘Pak Kyongni 2019’ dhe këtë njoftim e bëri të ditur kryetari i komisionit pëzgjedhës Kim Uchang.

“Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhëniet e tyre me ngjarje të caktuara ë histori,” u shpreh Uchang në deklaratën e tij.

Ceremonia ku Kadare do të marrë çmimin i cili shoqërohet me një shpërblim financiar rreth 84 mijë dollarë, do të mbahet në 26 tetor, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut. Ky konkurs kryhet në bazë të shqyrtimeve të veprave nga 350 autorë në mbarë botën, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

Që nga muaji korrik, komisioni përzgjedhës kishte përpiluar listën e 5 autorëve më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.

Art Ismail Kadare shpallet fitues i çmimit të madh në Korenë e Jugut Mes 350 autorësh