Një tragjedi e rëndë u regjistrua ditën e sotme, teksa një avion që po transportonte presidentin e klubit brazilian Palmas që militonte në Serinë D të Brazilit, u rrëzua, teksa humbën jetën 4 lojtarë dhe presidenti 32-vjeçar Lukas Meira, i cili rezultoi të ketë qenë mik i presidentit të Dinamos, Marko Pontreli.
Kjo gjë është konfirmuar nga vetë klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhej:
Statusi i skuadrës së Dinamos:
FK Dinamo në emër të presidentit Marco Pontrelli, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta klubit “Palmas Fr” në Brazil, për humbjen e mikut të mirë, Presidentit Lucas Meira dhe 4 futbollistëve të ekipit në një aksident tragjik ajror ditën e sotme.