Kronike11 Gusht 2018, 14:32

Mes dhimbjes e lotëve u jepet lamtumira 8 viktimave, plotësohet amaneti i gjyshit

Shkruar nga Pamfleti
Mes dhimbjes e lotëve u jepet lamtumira 8 viktimave, plotësohet

Mes dhimbjes e lotëve u jepet lamtumira 8 viktimave, plotësohet amaneti i gjyshit

8 jetë të prera në mes nga dora gjakatare e 24-vjeçarit Ritvan Zykaj, i cili i ekzekutoi dje me kallashnikov kushërinjtë e tij. 6 arkëmorte në ngjyrë kafe dhe 2 të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17 vjeçe dhe vëllai vetëm 6 vjeç, pasi u është dhënë lamumira e fundit, mes lotëve dhe britmave, janë përcjellë për në vendin ku do të prehen.

Familjarët e familjes Zykaj do të plotësojnë amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste, donte të prehej në tokat e tij. E ndaj ata kanë vendosur që të gjithë viktimat të prehen në të njëjtin vend, mes ullishteve të familjes së tij.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjeçe, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Kronike