Aktualitet17 Maj 2019, 20:00

Mesazhet e SHBA shtangin Kryemadhin, kthehet me kokën ulur: Dështuam!

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhet e SHBA shtangin Kryemadhin, kthehet me kokën ulur: Dështuam!

Mesazhet e SHBA shtangin Kryemadhin, kthehet me kokën ulur: Dështuam!

Çfarë mesazhesh mori në SHBA Monika Kryemadhi?!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka pranuar publikisht masakrën që i bëri Shqipërisë, së bashku me bashkëshortin e saj, Ilir Meta, dhe gjithë bandën politike të periudhës post-komuniste.

Kryemadhi është dorëzuar menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë të kuptuar se amerikanët janë treguar shumë të ashpër dhe të prerë me kryetaren e LSI.

SHBA ia bëri të qartë Kryemadhit se ka nisur goditjen e partisë së saj hajdute, duke bërë “kurban” të parin nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, të cilit i ka ndaluar hyrjen në Amerikë.

Menjëherë pas mesazheve të SHBA, Kryemadhi është kthyer në Shqipëri me kokën ulur, duke pranuar në publik se kjo “bandë’ politike, ku ajo dhe Ilir Meta bëjnë pjesë, ka dështuar.

Në një takim me të rinjtë, ajo ka bërë një autokritikë të fortë, duke kthyer më në fund gishtin nga vetja dhe pranuar gjithë të këqijat që i ka bërë vendit, bashkë me kriminelët e tjerë të politikës së demokracisë.

“Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë por, duhet t’ju japim ju kurajon që ta bëni atë Shqipëri që duhet. E them këtë me bindjen e plotë sepse në 30 vite tranzicion ia kam kushtuar të rinjve por edhe atyre që nuk janë sot këtu, janë në emigracion”, është shprehur Kryemadhi, duke pranuar me një fjali të vetme gjithçka.

Në fakt, është e vërtetë që e gjithë kjo klasë politike ka dështuar të çojë Shqipërinë përpara, pasi qëllimi i saj i vetëm është vetëm vjedhja e krimi.

Deri më tani, politika ka punuar në prapaskenë kundër Shqipërisë, duke krijuar skenare destabilizuese e shkatërruese.

Për këtë arsye, tashmë më shumë se kurrë ka ardhur koha që kjo klikë politike të shporret, në mënyrë që Shqipëria të mund të ecë përpara në rrugën e zhvillimit dhe përparimit evropian.

Kryesore Monika Kryemadhi politika shqiptare SHBA