Në fund të korrikut, italiani Roberto Lo Coco, 28 vjeç, poston një imazh në FB në të cilin tregon një chat me gruan e tij Giulia Lazzari, 23 vjeçare. Një bisedë në të cilën ai e urdhëron të mos tërheqë vëmendjen e burrave të tjerë, “Kështu i kursej vetes 30 vjet burg për vrasje”.
Fraza doli pas ngjarjes makabre në pah. Pasi e mbyti më 8 tetor, Giulia vdiq në spitalin e Rovigo-s, Itali.
Roberto Lo Coco e kishte zakon t’ia besonte Facebookut shpërthimet e tij të zemërimit për fundin e marrëdhënies së tij me gruan Giulia.
“Mos u makiazho, bëhu e shëmtuar, mos përshëndet asnjë mashkull. Vishu me rroba të gjera, kështu nuk do shohin format e trupit tënd”.
Burri, me probleme të varësisë nga droga, kishte një sjellje xheloze dhe posesive në drejtim të nënës së vajzës së tyre katër vjeçare. Kjo ishte arsyeja që e kishte shtyrë Giulian të hiqte dorë nga marrëdhënia, duke nxitur zemërimin e Lo Coco, i cili e rrëfeu një gjë të tillë në FB. Dy ditë para sulmit, burri shkruante në profiling e tij: “Nuk mund ta besoj se dashuria që ndjeje për mua të jetë zhdukur […] Nuk do gjesh kurrë dikë që të të dojë siç të kam dashur unë […] këtë e doje ti jo unë, kurrë nuk kam dashur të ndahem nga ty. Mirupafshim”.