Sport16 Tetor 2019, 20:05

Mesfushori i Realit: Isha shumë pranë Interit

Shkruar nga Pamfleti
Mesfushori i Realit: Isha shumë pranë Interit

Mesfushori defensiv i gjigantëve të La Liga-s Real Madrid, Casemiro, ka zbuluar se ka qenë shumë pranë transferim tek Interi në vitin 2014.

27-vjeçari kaloi një sezon i huazuar te Porto në kampionatin portugez gjatë sezonit 2014/15 dhe gjatë një interviste me Movistar Deportes, braziliani ka zbuluar se ka qenë shumë pranë firmës me klubin italian, por në fund zgjodhi huazimin te Porto për shkak të ish-trajnerit të Realit Julen Lopetegui.

“Kisha shanse shumë të mira për të shkuar te Inter dhe Sevilla, por Lopetegui më bindi të shkoja te Porto dhe ishte vendimi i jetës time.”

Sport