Sport21 Gusht 2019, 21:58

Mesfushori shqiptar bën golin e radhës, Danimarka vishet kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Mesfushori shqiptar bën golin e radhës, Danimarka vishet kuqezi

Futbollisti shqiptar, Agon Muçolli, është duke kaluar një moment fantastik në ligën e dytë daneze. 20-vjeçari i cili aktivizohet me Frederician, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Mesfushori shënoi golin e parë në sfidën ndaj Viborgut që përfundoi në barazim 2-2. Ky ishte goli i dytë në 5 javë kampionat për shqiptarin, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Kujtojmë që Agon Muçolli është vëllai i futbollistit të Shpresave, Arbnor Muçolli, që aktivizohet te Vejle së bashku me Ramadanin. Ashtu si Arbnori, edhe Agoni ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi.

Sport Agon Mucolli