Sport19 Korrik 2018, 00:42

Mesi i mërzitur nga dështimi në Botëror? Këto pamje tregojnë të kundërtën (fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Mesi i mërzitur nga dështimi në Botëror? Këto pamje tregojnë të kundërtën (fotot)

Lionel Mesi po shijon ditët e pushimit me familjen e tij dhe ndodhet në plazhet spanjolle, për të gjetur sadopak qetësi pas një sezoni të gjatë e të lodhshëm.

Për shumë njerëz dhe media në Argjentinë dhe jo vetëm Mesi duket se mban mbi shpinë peshën e mërzisë së eliminimit të skuadrës argjentinase nga Kupa e Botës në Rusi, pasi u mposht nga Franca në 1/8 e finales me rezultatin 4-3.

Por fotot e mëposhtme tregojnë një Mesi që po shijon maksimalisht pushimet, madje më shumë se bashkëshortja e tij Antonella, e cila në foto duket e mërzitur. Madje Mesi ka gjetur kohë për të bërë shoqëri dhe me njerëz të tjerë, e sa për Argjentinën duket se nuk po e vret më mendjen njeri.

Një lojtar i vetëm nuk ka cfarë i bën skuadrës dhe Mesin këtë herë duket se e penalizoi pjesa tjetër e grupit të Argjentinës, një formacion pa kurrfarëv idesh dhe aspak pretendent. Sado i aftë të jetë Mesi, ai nuk e fiton i vetëm Kupën e Botës dhe Argjentina nuk bëhet kampione vetëm pse ka një Mesi. /Pamfleti Sport


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport